Mbi Jasinin
I.
Nji herë Ibn Arabiu u smu rand; ethet e çuen në nji gjendje letargjie të thellë. Derisa ata përreth tij mendojshin se ka vdek, ai në universin e tij të brendshëm ish pas rrethue prej disa trupave kërcënuese, figurave djallëzore. Po në atë çast u shfaqë nji qenie me hijeshi të mahnitshme, që i vijke era kandshëm, e e cila me nji fuqi të pamboshtun i zmbrapsi figurat djallëzore.
“Kush je ti”, e pyeti Ibn Arabiu.
“Unë jam surja Jasin”
Baba i Ibn Arabiut përnjimend ish pas kanë tue knue qat sure (të 36-tën me radhë në Kuran), e cila knohet veçanërisht për të vdekunit. Qaso energjie ish pas lëshue prej Fjalës së shkoqitun saqë personi përkatës i saj muerr formë në botën e ndërmjetme [alemin mithal] — fenomen aspak i rrallë në përvojat religjioze.
• Shënim: alemi mithal - bota e ndërmjetme, bota e imazheve të gjalla ose trupave jomaterial
II.
Në nji hadith të njohun pejgamberi alejhi selam thotë: “Knojani Jasin-in t’vdekunve tuj” (K. Su.)
Për këtë shkak, Jasini knohet për ata qi janë afër vdekjes, për ata qi sa kanë vdekë e njiashtu edhe te varrezat e të dashtunve. Ai knohet edhe për ata qi janë smutë, se nji thanie tjetër pejgamberike thotë: “Me të vërtetë në Kuran asht nji sure qi ndërmjetëson kur knohet edhe falë kur ndigjohet — me të vërtetë ajo asht surja Jasin” (Al. K.)
• Shënime: Al = Shihabudin el-Alusi (v. 1854); K = Ebu Abdullah Muhammed ibn Ahmed el Kurtubi (v. 1272); Su = Xhelaluddin Sujuti (v. 1505)
III.
Jasin asht edhe nji ndër emrat e pejgamberit alejhi selam. Nji prej evlijave të Fezit, shejh el Kandusi (v. 1861) e renditë në nji prej salavateve të tij, ku thotë:
“O Allah, çoj salat bereqet e selam Jasinit që i ke dhanë me pi prej sirrit të emrit tand el Mutekebbir (Krenari) — për hatrin e [shahadetit] “S’ka zot përpos Zotit dhe Muhammedi asht resul i Zotit”.
• Burimet:
I. Henry Corbin, “Alone with the Alone” [shq. I Vetëm me të Vetmin]
II. Marrë nga “The Study Quran: A New Translation and Commentary” ed. Sejjid Hysejn Nasr
III. “The Grand Elixir of Invocations” [shq. Eliksiri madhështor i lutjeve]
• Music: Muslim Sorrow by Serge Quadrado is licensed under a Attribution-NonCommercial 4.0 International License.